Lajme Ballkan

Scholz, Macron dhe Meloni i shkruajnë letër Vuçiqit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Në prag të takimit të së hënës së 27 shkurtit në Bruksel me kryeministrin Albin Kurti, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pranuar një letër nga tre liderë evropianë, ai i Francës, i Gjermanisë dhe ajo e Italisë.

Sipas mediave serbe, një letër e nënshkruar nga presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka mbërritur në presidencën serbe.

Përmbajtja e letrës nuk është bërë e ditur, por sipas RTS, ajo do të bëhet publike gjatë ditës së nesërme.

Kujtojmë se të hënën më 27 shkurt, në Bruksel pritet të takohen kryeministri Kurti me presidentin Vuçiq, ku gjithashtu pritet të nënshkruhet propozimi evropian.

/Shqip.com