Sport Ndërkombëtar

Scholes: Transferimi i Ronaldos do thotë rrezik edhe për postin e Solskjaer

Paul Scholes ka folur për Ole Gun Solskjaer

Dikur njëri ndër mesfushorët më të mirë në botë, Paul Scholes ka thënë se Ole Gun Solsjkaer e ka në rrezik postin e trajnerit te Manchester United.

Ish-mesfushori i “Djajve të kuq” në një intervistë për mediat angleze ka potencuar se ardhja e Cristiano Ronaldos do të ndryshojë shumë gjëra te Unitedi, përfshirë edhe presionin te Solsjkaer, transmeton Shqip.com

“Kishte kohë që United nuk po transferonte lojtar me emër. Ardhja e Ronaldos e theu këtë fakt, dhe tani Solskkaer duhet të fitojë trofe, sepse tek e fundit për këtë edhe i është besuar roli i trajnerit të Manchester United” ka thënë Scholes ndër të tjera.

Ai po ashtu shtoi se trajneri norvegjez tashme e ka ekipin cilësor dhe duhet të sjellë trofe në Teatrin e Ëndrrave.

Ole e morri drejtimin e Manches në vitin 2018, ndërsa sezona më e suksseshme llogaritet të jetë 2020/2021 ku arritën të pozicionoheshin në vendin e dytë në Premierligë./Shqip.com