Schalke 04 heq sponsorin rus nga fanella
Publikuar:
(24.02.2022 17:15:39)

Skuadra gjermane Schalke 04 e ka hequr nga fanella me emrin e kompanisë ruse, Gazprom.
Gazprom është sponsori më i madh i klubit, por për shkak se Rusia filloi pushtimin kundër Ukrainës skuadra gjermane ka vendosur ta heq nga fanella.
Schalke një gjë të tillë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
“Pas zhvillimeve të fundit, FC Schalke 04 ka vendosur që të heq logon e sponsorit kryesor nga fanellat e klubit. Logo do të zëvendësohet me emrin e klubit Schalke 04″, ka shkruar klubi gjerman.