Lajme

SBASHK-u nuk lëviz nga qëndrimet: Nuk do t’i kompensojmë orët e humbura

Ilustrim

Anëtari i këshillit drejtues të SBASHK-ut, Skëndër Gashi, ka thënë se orët e humbura gjatë kohës sa ishin në grevë nuk do të zëvendësohen.

Ai tutje tha se vendimi i ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci ka qenë i njëanshëm.

“Ministria e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka nxjerrë një vendim për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës, por ne do ta respektojmë kontratën kolektive, gjegjësisht nenin 34, të kontratës kolektive të pikës 8, ku thuhet se orët mësimore gjatë grevës nuk zëvendësohen, përveç nëse palët nënshkruese të kësaj kontrate arrijnë një marrëveshje të veçantë. Vendimi i zonjës Nagavci ka qenë vendim i njëanshëm, andaj ne orët nuk do t’i zëvendësojmë. Ne do ta respektojmë kontratën kolektive”, ka thënë Gashi për KK.

Ndryshe, pasditen e së premtes janë ekzekutuar pagat e muajit shtator për punëtorët e sektorit të arsimit.

Lexo edhe:
Përfundon saga – Qeveria ekzekuton pagat e mësimdhënësve

Lajmi është konfirmuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, respektivisht drejtori i këtij institucioni, Sazan Ibrahimi.

Sot gjatë ditës, Ministria e Financave, kishte kërkuar nga komunat e Kosovës që të dërgojnë listat e tyre, në mënyrë që të kryhen pagesat nga Thesari i Shtetit./SHQIP.com

/Shqip.com