Lajme

Përfundon saga – Qeveria ekzekuton pagat e mësimdhënësve

Foto ilustruese

Pasditën e së premtes janë ekzekutuar pagat e muajit shtator për punëtorët e sektorit të arsimit.

Lajmi është konfirmuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, respektivisisht drejtori i këtij institucioni, Sazan Ibrahimi.

Sot gjatë ditës, Ministria e Financave, kishte kërkuar nga komunat e Kosovës që të dërgojnë listat e tyre, në mënyrë që të kryhen pagesat nga Thesari i Shtetit.

Lajmi rreth ekzekutimit të pagave është konfirmuar edhe nga shumë mësimdhënës, ndërsa mbetet ende e panjohur mënyra se si do të zëvendësohen orët e humbura.

Sot njëherit ishte edhe afati i fundit që SBAShK-u i kishte vendosur Qeverisë për të ekzekutuar pagat për muajin shtator./Shqip.com

/Shqip.com