Lajme

SBASHK: S’e respektojmë vendimin e MASHTI-t, këtë të shtunë s’do ketë mësim

Sindikata e Bashkuara e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, nuk ka pranuar vendimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për zëvendësimin e orëve të humbura.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari ka thënë se vendimi i MASHTI ishte i ngutshëm.

“Ministrja Nagavci solli vendim të njëanshëm. Ne si SBASHK nuk do ta respektojmë vendimin dhe këtë të shtunë nuk do të ketë zhvillim të procesit mësimor” ka thënë Jashari.

Lexo edhe:
MASHTI u përgjigjet komunave: Zëvendësimi i orëve, sipas kalendarit të Ministrisë

Ai më tutje ka deklaruar se janë në pritje të ftesës për takim nga ministrja, Arbërie Nagavci, për të diskutuar lidhur më këtë vendim.

Lexo edhe:
Orët e humbura për shkak të grevës zëvendësohen në muajt tetor, nëntor, dhjetor dhe janar

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se orët e humbura mësimore në shtator si pasojë e grevës pesë javëshe, duhet të zëvendësohen sipas vendimit që ka nxjerr MASHT-i para disa ditësh.

Bazuar në planin e ministrisë, orët e humbura për shkak të grevës do të zëvendësohen në muajt tetor, nëntor, dhjetor dhe janar.

Lexo edhe:
Këshilli i Prindërve pas takimit me presidenten: Do të bojkotojmë zëvendësimin e orëve të humbura nga greva

Kryetari i Këshillit të Prindërve, Jeton Demi, ka thënë se do të bojkotojnë orët e humbura të mësimit pas përfundimit të grevës.

/Shqip.com