Lajme

Orët e humbura për shkak të grevës zëvendësohen në muajt tetor, nëntor, dhjetor dhe janar

Ilustrim

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka marrë vendim për zëvendësimin e orëve të humbura për shkak të grevës në arsim.

Kështu ka bërë të ditur vetë, Arbërie Nagavci  ka bërë të ditur përmes një njoftimi në rrjetin social në Facebook.

“Sot kemi nxjerrë vendim për plotësimin dhe ndryshimin e kalendarit të vitit shkollor 2022-2023.Me këtë vendim do të ndryshohet kalendari i vitit shkollor 2022-2023, për shkak të 22 ditëve të pambajtura të mësimit gjatë muajit shtator 2022 si pasojë e grevës së mësimdhënësve.Tetë ( 8 ) ditë të mësimit të pambajtura për para fillorë dhe klasat (1-8) sipas UA-05/2022 për Kalendarin e vitit shkollor 2022-2023 do të mbahen ditëve të shtune, si në vijim:-Në muajin Tetor, 2022 mësimi mbahet më datat 15.10.2022, 22.10.2022 dhe 29.10.2022;-Në muajin Nëntor, 2022 mësimi mbahet më datat 12.11.2022 dhe 26.11.2022;-Në muajin Dhjetor, 2022 mësimi mbahet më datat 10.12.2022 dhe 24.12.2022;-Në muajin Janar, 2023 mësimi mbahet më datë 14.01.2023” ka thënë Nagavci.

Po ashtu nga Ministria e Arsimit kanë njoftuar edhe për përfundimin e gjysëmvjetorit të parë

“MASHTI njofton se gjysmëvjetori i parë për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar do të përfundojë më datë 27.01.2023. Ndërkaq, pushimi dimëror për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar do të fillojë më datë 30.01.2023 dhe mbarojë më 03.02.2023” ka bërë të ditur Nagavci.

Ndërsa Përfundimi i gjysmëvjetorit të dytë do të jetë si në vijim:-Për klasën e 12-të (maturantë)përfundon më datë 05.06.2023;-Për klasat 9,10 dhe 11 përfundon me datë 27.06.2023;-Për parafillor dhe klasat 1-8 përfundon më datë 30.06.2023.

Në fund është bërë e ditur se, zbatimin e këtij vendimi do ta mbikëqyrë Inspektorati i arsimit./Shqip.com

/Shqip.com