Lajme

SBASHK: Mësimdhënësit duhet të jenë më të paguarit nga punëtorët e administratës shtetërore

Ilustrim

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës pret që me Ligjin e ri të pagave të ketë rritje të rrogave për punëtorët e arsimit.

Nënkryetarja e kësaj Sindikate, Vjollca Shala thotë se mësimdhënësit duhet të jenë ndër më të paguarit në mesin e punëtorëve të administratës shtetërore.

“Ne presim në këtë ligj të pagave që është duke u punuar, natyrisht që do të ketë edhe ngritje të pagave ngase tani nuk mund t’i qasemi ligjit të mëparshëm, pasi që Kushtetuesja e ka anuluar atë ligj. Dhe në projektligjin e ri të pagave do të kërkojmë që punëtorët e arsimit duke filluar nga çerdhet e deri në universitet, të jenë të ranguar me koeficiente diku nga mesi i të gjithë koeficienteve të mundshëm që do të jenë në këtë projektligj të pagave”, ka thënë Shala.

Vjollca Shala- nënkryetare e SBASHK-ut

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci kishte deklaruar se ligji nuk do të thoshte rritje automatike të pagave.

I menjëhershëm ka qenë reagimi nga SBAShK, të cilët nëpërmjet një komunikate për media kishin deklaruar se nuk do të tërhiqen nga kërkesa e tyre.

Ndër tjerash, në rast të mos plotësimit të kërkesës së tyre, kjo Sindikatë kanë paralajmëruar edhe greva të përgjithshme në arsim./Shqip.com