Sanchez zbardh takimin me Ramën: Qeveria e Spanjës njeh progresin e Shqipërisë drejt BE
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është pritur në një takim nga Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanches. Takimi u zhvillua një ditë më parë në Madrid.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Sanches ka treguar detaje nga takimi.
Ai shkruan se Qeveria e Spanjës njeh progresin e bërë nga ana e Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian, duke e vendosur atë në ballë të procesit të hapur të integrimit të Ballkanit Perëndimor.
“Sot pasdite u takova me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Qeveria e Spanjës njeh progresin e bërë nga Shqipëria në rrugën e saj drejt BE-së, duke e vendosur atë në ballë të procesit të hapur të integrimit në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Sançez.
Kryeministri shqiptar Edi Rama ndodhet në Madrid në kuadër të një vizite dy ditore me rastin e pjesëmarrjes së Shqipërisë në panairin gjigand të turizmit “FITUR, Madrid”.
Sot Rama do të marrë pjesë në çeljen e Panairit Ndërkombëtar të Turizmit “FITUR 24” që do të bëhet nga Mbreti i Spanjës Felipe VI, ku do të prezantohet diversiteti i pasur turistik i vendit tonë, si një destinacion unik për t’u promovuar e vizituar.
Gjatë pjesëmarrjes në panair, kryeministri Rama do të takohet me sipërmarrës dhe drejtues të kompanive prestigjioze botërore, si dhe përfaqësues të Organizatës Botërore të Turizmit.
/Shqip.com