Lajme

Rama takon kryeministrin spanjoll, Pedro Sanchez

Kryeministri Edi Rama është këtë të martë në Madrid, ku ka takuar edhe kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez. Ky takim është zhvilluar një ditë para pjesëmarrjes së Shqipërisë në panairin e madh global të turizmit “Fitur Madrid”.

Kryeministri Rama u prit nga Kryeministri i Spanjës Pedro Sanches në një takim kokë më kokë, në zyrën e tij në Madrid, kjo do të pasohet nga takimi i zgjeruar dypalësh mes dy delegacioneve, ku në përbërje të delegacionit që shoqëron Kryeministrin Rama janë edhe disa nga kryetarët e bashkive të vendit tonë.

Ditën e nesërme, Kryeministri Rama do të marrë pjesë në çeljen e Panairit Ndërkombëtar të Turizmit “FITUR 24” që do të bëhet nga Mbreti i Spanjës Felipe VI, ku do të prezantohet diversiteti i pasur turistik i vendit tonë, si një destinacion unik për t’u promovuar e vizituar.

Gjatë pjesëmarrjes në panair, Kryeministri Rama do të takohet me sipërmarrës dhe drejtues të kompanive prestigjioze botërore, si dhe përfaqësues të Organizatës Botërore të Turizmit.

/Shqip.com