Sanchez – ende po dhuron magji

Interi e konsideroi të panevojshëm dhe Alexis Sanchez nuk mendoi dy herë: U largua nga Italia.
Kjo ndarje duket që do të jetë një “rilindje” për sulmuesin kilian, i cili e ka nisur për mrekulli rrugëtimin e ri – me Marseille.
33 vjeçari ka shënuar dy gola – në udhëtim Nices – në kuadër të xhiros së katërt në Ligue 1.
Tashmë kiliani ka arritur të shënojë gol – në katër nga pesë top ligat evropiane.
Sulmuesi kilian e tundi rrjetën në minutën e dhjetë dhe 43-të për të treguar edhe një klasin e tij.
Një herë realizoi edhe Tavares – ndërsa ndeshja përfundoi 0-3.
Alexis – së bashku me Marsielle e synon titullin e kampionit – ani pse do konkurojnë me Paris Saint Germain.
Kjo skuadër ka grumbulluar dhjetë pikë – në katër ndeshje – duke dhënë sinjale që po rikthehet në formën e vjetër.
Sa i përket Sanchez, ai ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2023 me klubin francez – ndërsa në “Transfermarkt” verësohet 3.5 milionë euro./Shqip.com