Teknologji

Samsung po sjellë ekranin e palosshëm në 360 gradë

Samsung ka prezantuar ekranin e ri që paloset si nga brenda ashtu edhe nga jashtë.

Koncepti i quajtur “Flex In & Out”, lejon telefonin që të paloset në 360 gradë.

Prototipi u shfaq në The Verge, nërsa nuk dha asnjë informacion nëse ky model do të jetë gati për të dalë në shitje.

Ekrani vjen me një dizajn të ri që lejon pajisjen të paloset plotësisht.

Prototipi u fotografua pranë një telefoni inteligjent Galaxy Z Fold, duke zbuluar se do të jetë po aq i trashë sa model aktual i palosshëm.

Një dizajn i tillë do të mundësonte një klasë të re pajisjesh pa nevojën e një ekrani mbulesë.

Kjo nga ana tjetër do të bëjë më shumë hapësirë për bateritë më të mëdha dhe sensorë më të mëdhenj të kamerës pa e bërë telefonin shumë të trashë.

/Shqip.com