Lajme

Sallahu pas publikimit të bisedës së Simiq: PDK po mundohet të pastrohet përmes Listës Serbe

Zëvendësministri i Ministrisë së Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka reaguar pas audio-incizimeve të publikuara, ku Slavko Simiq i Listës Serbe, i thotë Mimoza Kusarit-Lilës se PDK i ka shkaktuar më së shumti dëme në jetë.

Sallahu, thotë se këto audioincizime janë “të porositura nga eksponent medial dhe opozitarë për ta shpërlarë sadopak PDK-në nga bashkëpunimi i ngushtë me Listën Serbe”.

“Si është e mundur të thuhet dicka e tillë kur përfqësuesit e Listes Srpska bashkë me PDK-në dhe partitë tjera opozitare kanë realizuar secilin dëshirë dhe qëllim për interesa tërësisht personale në dëm të shtetit të Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

“Pra, PDK, mundohet të pastrohet përmes Listës Srpska. Megjithatë qytetarët e Kosovës ju njohin dhe nuk ua harrojnë dëmet e mëdha që ia keni bërë vendit në koordinim dhe bashkëveprim të ngushtë me Listën Srpska të themeluar nga ish lideri i PDK-së”, ka vazhduar Sallahu.

/Shqip.com