Lajme

Sali Zyba kërkon hetim nga prokuroria për armen e Abelard Tahirit

Kandidati i VV-së për kryetar të Suharekës.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zyba, ka kërkuar hetim nga prokuroria për shefin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, i cili kishte mbajtur armen e personalizuar edhe shtatëve pas përfundimit të mandatit si shef i kabinetit të Qeverisë Thaçi.

Shqip.com raportoi për këtë një ditë më parë, ku zyra e kryeministrit demantoi se arma nga Tahiri është dorëzuar në gusht të vitit 2021.  Madje, dorëzimi nuk ishte bërë me vullnetin e tij, por pas kërkesës së Sekretariatit.

“Ka disa javë që po raportohet se kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, sa ishte shef i kabinetit të kryeministrit bashkë me stafin politik, qenka pas pajisur me armë të personalizuar dhe shurdhuese. Shurdhueset janë të ndaluara edhe sipas Kodit Penal. Armët me shurdhuese nuk përdorën për vetëmbrojtj. Dje doli lajmi se ai e kishte mbajtur këtë armë edhe për shtatë vjet tjera pas përfundimit të mandatit. A ka ndonjë veprim nga prokuroria?”, ka deklaruar Zyba.

Shqip.com javë më parë ka raportuar se si Tahiri me para të shtetit kishte blerë armë të personalizuar, në vitin 2011.

Lexo edhe:
(Dokument) Abelard Tahiri me para të shtetit bleu armë të personalizuar

I kontaktuar nga Shqip.com Tahiri pati deklaruar se “Ajo armë është përdorë prej meje gjatë kohës sa kam qenë shef i kabinetit dhe në momentin kur jon dorëzuar pajisjet që janë përdorë, ai është një aset i zyrës së kryeministri është kthy në zyrën e kryeministrit dhe vazhdon me u përdorë nga zyrtarët e zyrës së kryeministrit”.

Përveç Tahirit, me armë rezultoi të jenë pajisur i gjithë stafi i kabinetit.

Lexo edhe:
Tahiri refuzon të jap sqarime shtesë për armën e personalizuar

Madje, ish- kryeministri Thaçi kishte furnizuar kabinetin edhe me 20 mijë fishekë dhe 5 shurdhues.

Lexo edhe:
(Dokument) Përveç me armë e fishekë, kabineti i Thaçit del të jenë pajisur edhe me shurdhues

Furnizimin e kabinetit, ai e kishte bërë në shkurt të vitit 2011, me të marrë mandatin e dytë si kryeministër.

Në dokumente figuron edhe ish-shefi i stafit Bekim Çollaku dhe Isni Thaçi.

Tahiri, nuk e kishte dorëzuar armën e zjarrit të personalizuar me të përfunduar mandatin më 2014, ashtu siç deklaroi.

Lexo edhe:
Tahiri nuk e ktheu armën me përfundimin e mandatit siç deklaroi, e mbajti edhe 7 vjet të tjera

Ai rezulton të ketë qenë i pajisur me armë edhe 7 vjet të tjera, pas përfundimit të detyrës qeveritare, përkundër se ishte aset i Zyrës së kryeministrit.

Edhe zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka reaguar pasi që Abelard Tahiri nuk e kishte kthyer më kohë armën e personalizuar.

Sallahu këtë veprim të Tahirit e ka quajtur të turpshëm.

Lexo edhe:
Reagon zëvendësministri Sallahu pasi Abelard Tahiri nuk e kishte dorëzuar armën e personalizuar me të përfunduar mandatin

“Armë me emër personal (pa ë) të gravuar në të, 20.000 fishekë, me pare të shtetit. Sot u kuptua që Tahiri as nuk e paska kthyer armën deri para 8 muajsh, përkundër që ka qenë i obliguar ta bëjë shumë më herët. Turp!”, ka shkruar Sallahu./Shqip.com