Sport Ndërkombëtar

Saka heroi i Arsenalit

Shkëlqimi i Arsenalit po vazhdon me një fitore në udhëtim përballë Leeds United.

Ndeshja e zhvilluar në kuadër të xhiros së 10-t përfundoi me rezultat të ngusht 0:1.

Kjo lojë u pezullua përkohësisht për shkak të një ndërprerjeje të energjisë në “Elland Road”, e cila ndikoi në elektricitetin zyrtar, por iu dha leja për të rifilluar në orën 14:40 me kohën lokale pas një vonese gati 40 minutash.

Kur loja rifilloi, Aaron Ramsdale nuk tregoi shenja të ndonjë ndryshkjeje nga koha e ndërprerjes pasi bëri një pritje fantastike nga e djathta e tij për të mbajtur rezultatin në barazim.

10 minuta para përfundimit të pjesës së parë, Bukayo Saka i dha Topçinjve epërsinë me një përfundim të mprehtë nga një kënd i ngushtë, pasi një gabim nga Rodrigo në fushë, i dha atyre zotërimin e topit.

Menjëherë pas orës, bardhezinjve iu ofrua një rrugë për t’u kthyer në garë nga pika e penalltisë – por  Patrick Bamford nuk arriti ta gjej kuadratin e portë.

Me këtë fitore Arsenal shkon në kuotën e 27 pikëve në vendin e parë, me nëntë fitore në 10 ndeshje, derisa Leeds janë në vendin e 15 me nëntë sosh.

/Shqip.com