Lajme

Sahatçiu i kundërpërgjigjët MAPL-së për Sunny Hill-in, thotë se po mashtrojnë

Ministria e Administrimit dhe Planifikimit Lokal përmes një njoftimi për media, ka thënë se organizimi i festivalit nuk u bë për shkak të mungesës së dokumenatcioneve.

MAPL-ja, kishte kërkuar nga Komuna e Prishtinës dokumente shtesë për të shqyrtuar procesin e vendimit për dhënien e pronës së komunës për festivalin “Sunny Hill”.

Për këtë, nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, ka thënë se MAPL po mashtron.

Përmes një postimi në tëitter, Sahatçiu tha se organizatorët e Sunny Hill kanë propozuar që të mos merrët asnjë copë tokë por vetëm ta ketë një hapsirë të përshtatshme që të shfrytëzohet për 30 ditë, ndërsa ministria për këtë kishte heshtur.

“Pse heshti MAPL në propozimin e Sunny Hill për mos me marrë asnjë copë tokë vetëm ta ketë një hapësirë me infrastrukturë për festival si duhet që merr leje dhe e shfrytëzon 30 ditë?”, shkroi Sahatçiu.

Për mosmbajtjen e këtij festivali në Kosovë kanë reaguar dhe fytyra të tjera publike duke përfshirë Përparim Ramën, Lutfi Hazirin, Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku etj./Shqip.com