Rozë

Sabiani flet për herë të parë pas largimit nga BBV

Sabiani

Këngëtari i njohur shqiptar, Sabiani, të premten u eliminua nga “Big Brother Albania VIP”.

Eliminimi i tij u prit shumë rëndë nga një pjesë e madhe e banorëve, sidomos nga shoku i tij i mirë, Ilir Shaqiri, i cili përcolli Sabianin me lot.

I ftuar në “Fan Club BB VIP”, pasi u eliminua, ish-konkurrenti tregoi se ka një mbështetje shumë të madhe nga publiku dhe se u kënaq shumë në shtëpi.

“Nuk kam marrë një vendim ende për të folur. Është një eksperiencë e re. Momentalisht publiku më mbështet shumë. Kam 21 vite karrierë të suksesshme dhe nuk kam pasur kurrë kaq mbështetje”, tregoi artisti.

Sabiani tha dhe disa fjalë për miqësinë me Ilirin që e kultivuan brenda shtëpisë

“Me Ilirin u përshtata se ishte i pjekur, me një karrierë të bukur dhe të vështirë. Ai nuk kishte ndonjë informacion të madh për karrierën time. Çdo gjë lindi aty. Ne u lidhëm shumë me njëri-tjetrin, edhe pse kishim mendime edhe të ndryshme. Unë do ta mbështes deri në momentin që do të dalë nga BB VIP, Ilir ke këtu vëllain”.

E kur u pyet se a e mendonte veten fitues, këto janë fjalët e tij:

“Unë çmimin e madh nuk e kam pretenduar ndonjëherë. Nëse do e fitoja, 60 për qind do të kalonin për bamirësi, pjesën tjetër do e ndaja me Ilirin.”

E të nominuarit e kësaj jave janë Claudio, Iliri, Einxhel dhe Arjola. /SHQIP.com