Art Jetese

Sa zgjat normalisht një ftohje dhe si ta kuptoni se nuk është Covid

Mes pandemisë, fillimit të sezonit të gripit, sezonit të alergjisë apo virozave, nuk është çudi nëse e gjeni veten me hundë të bllokuara, ngacmim në fytë apo shqetësime të tjera.

Nëse keni një ftohje të zakonshme, nuk ka asgjë të madhe për t’u shqetësuar. Por, sa zgjat ftohja para se të dyshoni për Covid?

Simptomat më të zakonshme

Sipas ekspertëve, ditët e para të ftohjes së zakonshme zakonisht fillojnë me simptomat si, bllokim i hundës,hundë e lëngshme, dhimbje të fytit

Pas kësaj, tre deri në pesë ditët e ardhshme mund të keni kollë dhe më shumë bllokim hundësh. Gjatë kësaj kohe sigurohuni të konsumoni sa më shumë lëngje për të lehtësuar simptomat, shkruan Anabel.

Meqenëse Covid-19 ka shumë simptoma të ngjashme me një ftohje të zakonshme, (të tilla si kollë dhe dhimbje të fytit) dhe mund të shfaqen diku nga dy deri në 14 ditë pas infektimit.

Sa kohë duhet të zgjasë një ftohje e zakonshme?

Sipas ekspertëve, një ftohje e zakonshme mund të zgjasë 7-10 ditë.