Art Jetese

Sa para mjaftojnë për të qenë të lumtur?

Para dhe lumturi

Ideja se “paratë nuk mund ta blenë dot lumturinë”, ka dominuar për më shumë se një dekadë.

Studimet e fundit, kanë treguar se fitimi mbi atë që na nevojitet për të mbuluar nevojat tona bazike,dhe për të na mbajtur “komodë’ është i kotë, dhe madje mund të na bëjë të ndihemi më pak të lumtur.

Mjerisht, ato kohë kanë ikur. Tani sociologët bien dakord mbi një moto të re: sa më shumë, aq më mirë.

Në vitin 2020, studiuesit analizuan të dhënat nga Zyra e Statistikave Kombëtare në Britaninë e Madhe dhe Indeksi i Lumturisë së Planetit, për të zbuluar se sa para do t’i duheshin një britaniku mesatar për të pasur një jetë të lumtur.

Përgjigja: 33.864 paund ose më shumë. Dhe kryesore këtu është pjesa “më shumë”.

Një studim i botuar këtë vit nga Metju Kilingsuort i Universitetit të Pensilvanisë,SHBA, sugjeron se sa më shumë para që të kemi, aq më të lumtur jemi. Kjo nuk është thjesht një filozofi e tipit “lakmia është diçka e mirë”.

Njerëzit më të pasur, kanë tendencën të kenë shëndet më të mirë, dhe kjo e fundit ka një ndikim të madh tek lumturia e njeriut.

Sigurisht, lumturia buron edhe nga marrëdhëniet sociale, kënaqësia në punë apo edhe thjesht nga shijimi i jetës.

Por paratë qe kemi në bankë, na japin mundësi më të mëdha në shumë prej këtyre kategorive.Ndërkohë ajo që ndikon gjithashtu mbi lumturinë tonë, është shuma e parave që kemi në krahasim me të tjerët, shkruan Bota.al.

Një studim në “Psychology Today”, tregoi se fëmijët e prindërve të pasur janë më të rrezikuar për të përjetuar depresion, ankth, çrregullime të ngrënies dhe abuzim me substancat narkotike.

Po ashtu studiuesit thonë se teksa bëhemi më të pasur, ne mund të bëhemi më pak etikë, më shumë arrogantë dhe më pak empatikë, pasi pasuria e rrënjos ndjenjën e lirisë, dhe sa më të pasur që jemi, aq më pak merakosemi për problemet dhe ndjenjat e njerëzve të tjerë.

Nga ana tjetër, psikologët në Universitetin e Kalifornisë, SHBA, zbuluan se njerëzit me të ardhura më të ulëta, janë lexues më të mirë të shprehjeve të fytyrës dhe më empatikë. Pra, nëse nuk po ngasim një makinë më të mirë sesa fqinjët tanë, mund të kemi një ngushëllim me këtë fakt të thjeshtë:ndoshta jemi ende njerëz shumë më të sjellshëm se të tjerët./SHQIP.com