Art Jetese

Sa duhet të jetë diferenca në moshë mes partnerëve, që marrëdhënia të zgjasë

Kur filloni të takoheni me dikë, ju merrni në konsideratë një sërë faktorësh për të kuptuar nëse përputheni me njëri-tjetrin apo jo. Ndër to, janë vlerat, tërheqja, personaliteti, interesat dhe jo më pak e rëndësishme është mosha.

Siç rezulton, shkenca thotë se ekziston një ndryshim ideal i moshës në një marrëdhënie që mund të rrisë shanset për dashuri të përjetshme dhe është shumë më i vogël nga sa mund të kishit menduar.

Diferenca ideale e moshës në marrëdhënie

Sipas një studimi në Journal of Population Economics, kënaqësia martesore ulet më shumë në çiftet me një diferencë më të madh moshe krahasuar me çiftet me mosha më të ngjashme.

Çiftet me një diferencë moshe zero deri në tre vjet treguan kënaqësi më të madhe se ata me një diferencë prej katër deri në gjashtë vjet.

Po kështu, çiftet me një diferencë prej katër deri në gjashtë vjet treguan kënaqësi më të madhe se ato me një diferencë më shumë se shtatë vjet. Në përgjithësi, kënaqësia martesore u ul me rritjen e diferencës në moshë, shkruan Living.

Një teori e mbështetur nga provat e ofruara në studim është se çiftet në moshë të ndryshme janë më pak elastike ndaj goditjeve negative në marrëdhënie, duke përfshirë vështirësitë ekonomike dhe sëmundjet.

Megjithëse nuk janë testuar në mënyrë specifike, janë përmendur faktorë të tjerë të lidhur me ciklin e jetës, duke përfshirë fëmijët dhe pensionin.

Vlen gjithashtu të theksohet se, mesatarisht, si burrat ashtu edhe gratë treguan nivele më të larta të kënaqësisë martesore kur martoheshin me partnerë më të rinj sesa ata me partnerë më të vjetër se ata, pavarësisht nga hendeku në moshë.

Megjithatë, kjo kënaqësi fillestare më e lartë dukej se u zhduk pas gjashtë deri në 10 vjet martesë.