Sport Ndërkombëtar

Ryan Garcia mposht Emmanuel Tagoe

Ryan Garcia, pas një pushimi 15-mujor, mposhti lehtësisht Emmanuel Tagoe me vendim unanim.

23-vjeçari ishte një favorit për të fituar ndeshjen, në meçin e zhvilluar në San Antonio. Teksas, të shtunën mbrëma.

Garcia ishte më i mirë që në fillim.

Tagoe dukej se po mbështetej dhe po përpiqej të shmangte kontaktin në raundin e parë.

Ai u rrëzua në raundin e dytë, por rifitoi qetësinë për të vazhduar meçin.

E shtuna shënoi meçin e parë të Garcias që nga fitorja e tij TKO ndaj Luke Campbell në janar 2021.

Garcia vazhdon ngjitjen e tij në renditjen e peshave të lehta me fitoren.

Ai tashmë është 22-0 në karrierën e tij profesionale, me 18 fitore me nokaut ose TKO./Shqip.com