Lajme

Rusia e gatshme për bisedime në Turqi

C Reuters

Një ambasador rus në Kombet e Bashkuara ka mirëpritur propozimet që ministrat rusë dhe ukrainas të zhvillojnë bisedime në Turqi javën e ardhshme.

Genadi Gatilov tha se ideja e Turqisë, që ministrat e jashtëm nga Ukraina dhe Rusia të takohen gjatë një forumi diplomatik në Antalia, ishte një ide e mirë, tha agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA, raporton BBC.

Siç kemi raportuar më herët, një raund i tretë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusisë është caktuar për këtë fundjavë. Nuk ka pasur shumë përparim në bisedime deri më tani.

Zyrtarët ukrainas dhe rusë pritet të mbajnë raundin e tretë të bisedimeve këtë fundjavë në përpjekje për t’i dhënë fund luftimeve të shkaktuara nga pushtimi, raporton BBC.

“Raundi e tretë mund të zhvillohet nesër ose pasnesër – ne jemi në kontakt të vazhdueshëm,” tha këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak.

Raundi i parë i bisedimeve mblodhi zyrtarë nga të dyja palët të takohen në kufirin ukrainas me Bjellorusinë – me pak përparim.

Ushtria Ruse dhe Ushtria e Ukrainës janë duke zhvilluar luftime dhe se raportohet për numër të madh të vdekurve edhe nga radhët e civilëve. 

Ushtria ukrainase pretendon se deri tani janë vrarë mbi 9 mijë ushtarë rusë. Kurse Kremlini hedh poshtë këto numra dhe sipas tyre në këto operacione janë vrarë 500 ushtarë rusë. /Shqip.com