Lajme

Bisedimet Ukrainë-Rusi pritet të vazhdojnë gjatë fundjavës

Bisedimet mes palës ukrainase dhe asaj ruse

Zyrtarët ukrainas dhe rusë pritet të mbajnë raundin e tretë të bisedimeve këtë fundjavë në përpjekje për t’i dhënë fund luftimeve të shkaktuara nga pushtimi, raporton BBC.

“Raundi e tretë mund të zhvillohet nesër ose pasnesër – ne jemi në kontakt të vazhdueshëm,” tha këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak.

Raundi i parë i bisedimeve mblodhi zyrtarë nga të dyja palët të takohen në kufirin ukrainas me Bjellorusinë – me pak përparim.

Në takimin e dytë ndërmjet zyrtarëve, Rusia ra dakord për nevojën për armëpushim të përkohshëm në korridoret humanitare për të lejuar civilët të shpëtojnë nga luftimet.

Por Ukraina tha se ky rezultat nuk ishte rezultati që priste.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka kërkuar më parë presidentit rus Vladimir Putin bisedime kokë më kokë, duke thënë se kjo është mënyra e vetme për t’i dhënë fund luftës./Shqip.com