Ekonomi Shqip.com ka kërkuar përgjigje nga Inspektorati i Tregut i cili është në kuadër Ministrisë së Tregtisë në lidhje me masat, por që nuk kanë kthyer përgjigje.

Rukiqi: Rritje drastike të çmimit të vajit nuk ka në rajon e botë, inspektorati hesht

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi

Kosova po përballet me çmime stratosferike të produketeve ushqimore bazë ku hyn edhe vaji.

Aktualisht një litër vaj kushton 3.49 centë në rrjetet e marketeve të cilat edhe kanë minimizuar sasinë e shtitjes me pakicë me arsyetimin se nuk kanë furnizim të mjaftueshëm.

Sipas kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi është duke u abuzuar me çmime pasi sipas tij, rritje drastike nuk ka edhe në rajon.

“Tek vaji ushqimor duket që ka impuls spekulativ sepse e njëjta rritje drastike nuk po ndodh në rajon ku kryesisht furnizohemi si shtet e as në tregjet globale dhe nuk ka mungesa aktualisht”, u shpreh Rakiqi për Shqip.com.

Çmimi i vajit

Mes tjerash, ai thotë se rritja e çmimit të vajit ushqimor “e ka tejkaluar domenin e përcaktimit të çmimit nga kërkesa dhe oferta”.

Në anën tjetër, Autoriteti i Konkurrencës i cili është përgjegjës për përcjelljen e çmimeve në treg, nga muaji qershor i vitit të kaluar kur ka përfunduar mandati i kryetarit dhe komisionit të kaluar, AKK-ja ka mbetur jashtë funksionit./Shqip.com