Sport Ndërkombëtar

Ruben Neves është në shitje – për 120 milionë

Ruben Neves

Reparti i mesfushës është target kyç i Manchester United dhe Arsenalit këtë verë.

Të dyja ekipet kanë nevojë për një mesfushor defanziv që kontrollon mirë linjat mes mbrojtjes dhe sulmit, por që kontribuon edhe në sulm.

Këto karakteristika i plotëson Ruben Neves i Wolverhampton Wanderers.

Emri i tij ishte i lidhur me gjigandët e Premier Ligës që prej kohësh, raporton “Goal”.

Ruben Neves

Por që diçka e tillë të arrihet, klubet duhet të shpenzojnë jo më pak se 100 milion paund (120 milion euro).

“Nuk e di nëse është Man Utd apo ekipe të tjera, ajo që di është se kemi një lojtar të veçantë këtu me ne”, kishte thënë tajneri i Wolves, Bruno Lage.

Bruno Lage dhe Ruben Neves

“Kur keni një lojtar të lartë si ai në atë pozicion specifik, që mund të mbrohet dhe të sulmojë, dhe është një profesionist i lartë dhe një njeri i madh, skuadrat e mëdha janë aty me 100 milionë funte për të blerë këta lloj lojtarësh”, kishte shtuar 45 vjeçari.

Çmime si këto që kalojnë 100 milionin, janë duke u shpeshtuar tej mase pas transferimit të Jack Grealish te City verën e kaluar.

Një tarifë të tillë e kishte edhe David Moyes  për lojtarin nën urdhërat e tij – Declan Rice.

Lexo edhe:
Moyes kërkon 180 milion euro për Ricen

Përndryshe, portugezi Neves ka kontratë me “Ujqit” deri në qershor të vitit 2024, kurse vlera e tij në treg është 40 milion euro.

25 vjeçari ka katër gola dhe dy asistime në 28 paraqitje për “The Wanderers” në këtë edicion të Premier Ligës. /Shqip.com