Sport Ndërkombëtar

Moyes kërkon 180 milion euro për Ricen

Rice dhe Moyes

Jashtëzakonisht i kërkuar nga klubet e Premier Ligës por jo vetën.

Por, duket se ai që do të shkojë për të këtë verë duhet të shikojë dy herë kuletën.

Kjo pasi trajneri David Moyes nuk është i mendjes se anglezi mund të largohet për më pak se 180 milion euro, raporton Fabrizio Romano.

“Nëse jeni të interesuar, mirë, do të jetë në veri të asaj [100 milion paund]. Njëqind ishin të lira verën e kaluar…”, tha ai.

“Njëqind e pesëdhjetë milionë vetëm tani do të ishin minimale, por ai NUK është në shitje”, mbylli 58 vjeçari duke insistuar.

Rice nga ana tjetër është një nga lojtarët kyç të “The Irons” dhe kombëtares angleze.

Rice pas golit në Eurpa Ligë ndaj Dinamo Zagreb

Mesfushori iu bashkua klubit të West Ham nga akademia e Chelseat në vitin 2013, teksa në ekipin e parë u inkuadrua në 2017 dhe që prej atëherë ka rënë në radarin e klubeve tjera.

Në 38 ndeshje këtë sezon, 23 vjeçari ka katër gola dhe katër asiste në të gjitha garat, madje gjysmën e golave i ka në Europa Ligë.

Vlera e tij aktualisht është 75 milion, sipas “transfermarkt“./Shqip.com