Lajme

Rrustemi: Opinioni i Venecias s’është bllokues për Byronë Shtetërore të Konfiskimit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rustemi ka thënë se Opinioni i Komisionit të Venecias nuk mund të jetë bllokues për krijimin e Byrosë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Gjatë një interviste në KTV, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se ky opinion do të arrijë të identifikojë vetëm ato aspekte që kanë nevojë të ndryshohen apo të përmisohet.

“Kemi opinionin e Venecias me rekomandime specifike, në përgjithësi opinioni sado sugjerime, rekomandime, vërejtje e shqetësime që mund t’i evidentojë, ky opinion në atë përmasën e përgjithshme ka një lloj fleksibiliteti sepse në masë të madhe e orienton punën që do të duhej të bëhej në mes të dy leximeve për ta plotësuar projektligjin.Në përgjithësi rekomandimet nuk janë të ngurta ose nuk janë bllokuese, krejtësisht janë çbllokuese”, ka thënë Rrustemi.

Lexo edhe:
Rrustemi: Sistemi i drejtësisë në të kaluarën është dashur ta mbrojë shpinën nga politika

Sipas tij, Byroja është përgjigje në luftën kundër korrupsionit, ndonëse thotë se nuk është i vetmi mekanizëm.

Pro këtij projektligji në Kuvendin e Kosovës  kanë votat 45 deputetë.

Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, bën verifikim e pasurisë nëse ekzistojnë dyshime se ajo është fituar në mënyrë të kundërligjshme./Shqip.com