Lajme

Rrustemi: Sistemi i drejtësisë në të kaluarën është dashur ta mbrojë shpinën nga politika

Kandidati i VV-së për kryetar të Rrustemi, Adnan Rrustemi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka thënë se sistemi i drejtësisë në Kosovë ka ndodhur shpeshherë në pozitën “sendviq”.

Në emisionin Interaktiv të KTV-së, Rrustemi ka thënë se në njërën anë ka qenë politika zyrtarë e cila nuk ka pasur interesim ta luftojë korrupsionin dhe në anën tjetër vetë sistemi e ka pasur përgjegjësinë që ta luftojë korrupsionin

“Sistemi i drejtësisë është ndodhur shpeshherë në një pozicion ‘sendviq’, në njërën anë politika zyrtare s’ka qenë e interesuar ta luftojë korrupsionin e në anën tjetër i ka pasur përgjegjësitë për ta luftuar korrupsionin”, tha Rrustemi.

Ilustrim

Ai tha se sistemi i drejtësisë në të kaluarën është dashur ta mbrojë shpinën nga politika, ndërkaq tani e ka mbështetjen e plotë për ta luftuar korrupsionin.

“Sistemi i drejtësisë është dashur të mbrojë dhe shpinën nga politika e në anën tjetër ta luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin, aktualisht ë ka mbështetjen e plotë për ta luftuar krimin dhe korrupsionin”.

Sipas tij, themelimi i Gjykatës Komerciale, e shkarkon ngarkesën në sistemin gjyqësor ku mesatarja e trajtimit të një rasti pronësor e civil ka shkuar nga 8-10 vjet./Shqip.com