Teknologji

Rrjedhin detajet e fundit të Samsung Galaxy S23 Ultra

Samsung Galaxy S23 Ultra
Samsung Galaxy S23 Ultra

Pas publikimit të specifikave të serive të Galaxy S23 dhe S23+, tani radha ishte e rrjedhjes së informacioneve për modelin më ekskluziv, atë të S23 Ultra.

Galaxy S23 Ultra do të ketë një kamerë 200MP me sensorin e ri ISOCELL HP2. I njëjti do të shërbejë edhe për realizimin e fotografive me formatin telefoto ultra të gjerë, 3x dhe 10x, e njëjtë siç është në S22, ani se është premtuar nga menagjmenti se do të ketë përmirësime.

Galaxy S23 Ultra do të fuqizohet me Snapdragon 8, Gen2 në Evropë. Sipas një faqe franceze që ka publikuar të dhënat, memoria e brendshme do të vjen me 8/12 GB.

Të dhënat për Samsung Galaxy S23 Ultra

Ekrani do të jetë një 6.8 inç 2X Dynamic AMOLED me rezolucion 1440p dhe 500 ppi. Mbrojtja e ekranit vjen me Gorilla Glass Victus 2, që do të jetë version më i avancuar se ai Victus+ që është i vendosur në ekranin e Galaxy S22 Ultra.

Për sa i përket madhësisë, do të jetë pothuajse i njëjtë, me dallime mezi të dallueshme në të tri dimensionet.

Galaxy S23 Ultra do ketë baterinë 5000 mAh me karikim 45W.


Të dhënat për Samsung Galaxy S23 Ultra

Telefoni i ri i Samsung do të vjen me sistemin operativ Android 13 dhe One UI 5.1, Bluetooth 5.3, Wi-Fi 6E, NFC dhe UWB.

Samsung do të prezantojë Galaxy S23 Ultra më 1 shkurt dhe ky telefon do të vijë në ngjyrat e zeza, vjollce, jeshile ose krem.

Çmimi i modelit të kaluar S22 Ultra fillonte me 1,250 euro, por nuk dihet se sa do të kushtoj versioni i ri.

/Shqip.com