Art Jetese

Rritja e konsumit të ushqimeve ndihmon në ngadalësimin e kujtesës

Njerëzit që hanë ose pinë më shumë ushqime me flavonole antioksidante, të cilat gjenden në disa fruta dhe perime, si dhe në çaj dhe verë, mund të kenë një ritëm më të ngadaltë të rënies së kujtesës, sipas një studimi të fundit i Neurologjisë.

“Është emocionuese që studimi ynë tregon se bërja e zgjedhjeve specifike të dietës mund të çojë në një shkallë më të ngadaltë të rënies njohëse”, ka thënë autori i studimit Thomas M. Holland, MD, MS i Qendrës Mjekësore Universitare në Çikago.

Tutje, sipas këtij studimi, diçka aq e thjeshtë sa ngrënia e më shumë frutave dhe perimeve dhe pirja e më shumë çajit është një mënyrë e lehtë për njerëzit që të marrin një rol aktiv në ruajtjen e shëndetit të trurit të tyre.

Flavonolet janë një lloj flavonoidesh, një grup fitokimikatesh që gjenden në pigmentet bimore të njohura për efektet e tij të dobishme në shëndet.

Studimi përfshinte 961 persona me një moshë mesatare 81 vjeç. Ata plotësonin çdo vit një pyetësor se sa shpesh hanin ushqime të caktuara. Ata gjithashtu përfunduan testet vjetore njohëse dhe të kujtesës duke përfshirë rikujtimin e listave të fjalëve, kujtimin e numrave dhe vendosjen e tyre në rendin e duhur.

Ata u pyetën gjithashtu për faktorë të tjerë, si niveli i tyre i arsimimit, sa kohë shpenzuan duke bërë aktivitete fizike dhe sa kohë shpenzuan duke bërë aktivitete të angazhuara mendore si leximi dhe luajtja e lojërave. Ata u ndoqën mesatarisht për shtatë vjet, thuhet mes tjerash në këtë raport studimor.

/Shqip.com