Lajme Botë

Rritet numri i të vdekurve në minierën e qymyrit në Turqi

Së paku 40 persona kan vdekur dhe 11 të tjerë janë të lënduar si pasojë e një shpërthimi që ka ndodhur në minerën e qymyrit në Turqi.

Siç raporton CCN, shpërthimi ka ndodhur në qytetin Amasra të Detit të Zi ku dhjetra persona kanë mbetur nën gërmadhat e shpërthimit.

Sipas Ministrit të Brendshëm të Turqis, Sulejman Soylu, 11 personat e plagosur janë duke u trajtuar në spitale.

Ndërsa, ministri i Energjisë dhe Burimeve Njerëzore, Fatih Donmes ka thënë se zjarri që shpertheu tashmë është nën kontroll.

Ekipet e shpëtimit janë duke punuar edhe gjatë natës ndërsa, numri i të vdekurve është në rritje.

Skenat e transmetuar në media lokale paraqesin minatorë që dalin të nxirë nga dhe me sy të zymtë.

Soylu i cili udhëtoi për në vendin e ngjkarjës për të koordinuar operacionin e kërkim-shpëtimit tha se në minierë ishin 110 vetë në kohën kur ndodhi incidenti.

Kurti shpreh ngushëllime për familjet e minatorëve të vdekur në Turqi – SHQIP.com

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në emër të Qeverisë i ka shprehur ngushëllime familjarëve të personave që humbën jetën në një minierë në Turqi.

Përmes një postimi në Tëitter, Kurti tha se ‘mendimet dhe lutjet tona’ janë me Turqinë.

“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, i ofroj ngushëllimet e mia të përzemërta Republikës së Turqisë dhe familjeve të minatorëve trima që humbën jetën në aksidentin tragjik të ditës së djeshme në Amasra. Mendimet dhe lutjet tona janë me ju”, shkroi Kurti.

Osmani ngushëllon Turqinë pas shpërthimit tragjik që ndodhi në minierë – SHQIP.com

Ngushëllime për familjarët e viktimave në Turqi, ka shprehur edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Osmani ka thënë se mendjet tona janë më popullin turk në këto momente.

/Shqip.com