Lajme

Osmani ngushëllon Turqinë pas shpërthimit tragjik që ndodhi në minierë

Presidentja Osmani ka ngushëlluar familjarët e viktimave të shpërthimit tragjik që ndodhi në një minierë në Turqi.

Osmani ka thënë  se mendjet tona janë më popullin turk në këto momente.

“Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për familjet e viktimave të shpërthimit tragjik të minës në Bartin. Mendimet tona janë me të dashurit e tyre, të lënduarit dhe popullin e Turqisë në këtë kohë të vështirë”.

40 punëtorë u vranë të premten në një shpërthim në një minierë qymyri në Turqinë veriore, sipas ministrit turk të shëndetësisë.

“Numri i të vdekurve nga shpërthimi në Bartin ka arritur në 28. Po bëhet gjithçka e nevojshme për 11 pacientët tanë, 6 në Stamboll dhe 5 në Bartin”, ka shkruar Fahrettin Koca në Twitter.

Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore Fatih Donmez tha se ekipet u përpoqën të zvogëlojnë efektin e zjarrit që shpërtheu në një galeri pas shpërthimit të minierës.

/Shqip.com