Rrezohet një lis në oborrin e spitalit në Ferizaj, dëmtohet një veturë
Publikuar:
(08.06.2022 14:23:57)
Për shkak të motit të lig dhe erërave të forta që kanë mbizotëruar në Kosovë është rrëzuar një lis në oborrin e spitalit në Ferizaj.
Për Shqip.com lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Basri Shabani.
“Një lis është rrëzuar në oborrin e spitalit të Ferizajt. Si pasojë e kësaj ka vetëm dëme materiale ku është dëmtuar një veturë”, tha Shabani.
Siç ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, deri në fund të javës do të mbizotëroj mot i ngjashëm dhe ka apeluar qytetarët që të ruhen nga moti ekstrem./Shqip.com