Lajme

Rreth tre mijë gra dalin në protestë në Mitrovicën e Veriut

Më shumë se tre mijë gra janë mbledhur në Mitrovicën e Veriut në një protestë kundër Qeverisë së Kosovës.

Gratë u bashkuan nën moton “Gratë e Kosovës kundër getos së Kurtit”.

Protesta e grave filloi nga ora 15:00 që sipas tyre ishte kundërshtim i sjelljes ‘çnjerëzore’ të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit ndaj serbëve.

Protesta e të gjitha grave u njoftua dje në një konferencë shtypi nga Gordana Saviç, shefe e departamentit për promovimin shëndetësor dhe kërkimin shkencor në Qendrën Klinike Spitalore në Mitrovicën e Veriut.

Saviç tha se gratë nuk do ta lejojnë Kurtin të marrë paratë që janë të nevojshme që fëmijët e tyre të arsimohen dhe të rriten në kushte normale, raporton Kosovoonline.

Ndërsa, rreth një mijë banorë të Komunës së Shtërpcës u mblodhën sot për të shprehur pakënaqësitë e tyre kundrejt Qeverisë së Kosovës.

“Mbështetje vëllezërve tanë nga veriu”- Rreth një mijë banorë të Shtërpcës dalin në protestë – SHQIP.com

Turma mbante pankarta me mesazhet “Vuçiç do të mbajë serbët dhe paqen”, “Mbështetje vëllezërve tanë nga veriu”, “Ndal dhunës kundër serbëve”, “Liri për vëllezërit tanë”, “Ne duam vetëm paqe”.

Kryetari i Komunës së Shtërpcës Dalibor Jevtiç, duke ju drejtuar vendasve të mbledhur, tha se serbët nuk do të tolerojnë më asnjë formë dhune.

/Shqip.com