Lajme Botë

Rreth dy mijë banorë evakuohen në zonën ku shpërtheu vullkani në Indonezi

Rreth dy mijë njerëz janë evakouar në Indonezi pasi ka shpërthyer vullkani në Malin Semeru në Indonezi.

Gjithsesi, nuk është raportuar për të lënduar, por hiri vullkanik i përzier me shiun e mosuneve po bien në fshatrat rreth vendit të shpërthimit.

Ura Gladak Perak, e rindërtuar pas shpërthimit të vitit të kaluar, u dëmtua rëndë, raporton BBC.

Rritja e nivelit të kërcënimit nga tre në katër do të thotë gjithashtu se rreziku kërcënon shtëpitë e njerëzve, i tha një transmetuesi kombëtar një zëdhënës i Qendrës për Vullkanologjinë dhe Zbutjen e Rrezikut Gjeologjik të Indonezisë (PVMBG).

Pas shpërthimit, Japonia lëshoi një paralajmërim për cunami për ishujt e saj, por meteorologët thanë se nuk ishte vërejtur ndonjë ndryshim i baticës.

Semeru – i njohur edhe si “Mali i Madh” – është vullkani më i lartë në Java me 3,676 metra dhe një nga më aktivët.

Shpërthimi i tij i fundit ndodhi saktësisht rreth një viti më parë duke lënë të vdekur rreth 50 persona dhe rrugët e mbushura me baltë dhe hi.

/Shqip.com