Lajme

Rreth 500 mijë qytetarë janë vaksinuar me të dy dozat

Vaksina COVID-19,

493 mijë e 794 qytetarë tashmë kanë kryer procesin e vaksinimit me dy doza.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, më shumë se 763 mijë të tjerë kanë marrë të paktën një dozë vaksine.

Kosova aktualisht po administron mbi 1 milion e 257 mijë vaksina.

Lexo edhe:
​Sot fillon viti i ri shkollor 2021/2022

Për këtë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë po kërkojnë nga qytetarët që ta bëjnë këtë.

Por, nëse nuk e bëjnë nga sot nuk mund të hynë në kafene.

Gjatë ditës së fundit u vaksinuan edhe 15 mijë e 718 qytetarë.

Qendër e Vaksinimit – Salla “1 Tetori” në Prishtinë

Po në atë ditë u raportuan edhe pesë vdekje të reja, për ta çuar numrin e personave që kanë ndërruar jetë si pasojë e Coronavirusit në 2 mijë e 936.

Ndërkaq, u regjistruan edhe 77 infeksione të reja  dhe u shëruan 696 persona.

Që nga fillimi i pandemisë janë evidentuar rreth 160 mijë infeksione, ndërkaq janë shëruar 152 mijë e 758.

Rastet aktive me COVID-19 janë 4 mijë e 176.

Mosha e të vdekurve.

Ambulanca për COVID-19

Nga pesë vdekjet sa u regjistruan të dielën, dy prej tyre ishin persona mbi 80 vjeç, ndërsa tri vdekjet e tjera ishin nga mosha 40 deri në 80 vjeç.

Prej tyre katër ishin meshkuj, ndërsa një ishte femër.

Viktimat ishin nga pesë komuna: Klinë, Prishtinë, Prizren, Skenderaj dhe Mitrovicë

COVID-19 nëpër komuna.

Prishtina kishte më së shumti infeksione, 22 sosh. Pasuar nga Podujeva e Skenderaj me nga tetë, Peja 7, Vushtrria 6 e Gjakova 5.

Infeksionet ditore nëpër komuna

Rastet aktive nëpër komuna

Prishtina ka më së shumti raste aktive me COVID-19, me rreth 800.

Pasuar nga Prizreni, Peja, FUsha Kosova, Ferizaj, Mitrovica, Gjilani, Podujeva. /Shqip.com

Rastet aktive nëpër komuna