Lajme

Rreth 156 mijë infektime me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë në Kosovë

Foto: Ilustrim

Që nga 13 marsi kur shpërtheu pandemia COVID-19, në Kosovë janë regjistruar 155 mijë e 995 infeksione me COVID-19.

Vetëm gjatë njëzetekatër orëve të fundit u raportuan edhe 685 sosh.

Këto raste po pasojnë me numër të lartë vdekjesh brenda ditës.

Të premten, 30 qytetarë humbën jetën, pasi nuk arritën ta përballonin Coronavirusin.

Numri i vdekjeve ka shkuar në 2 mijë e 758, ndërsa vdekja e parë ishe regjistruar më 21 mars, 8 ditë pas shpërthimit të pandemisë.

Lexo edhe:
Vela: Presidentja s’ka vendosur për shtyrjen e zgjedhjeve, por ka ftuar takim konsulativ

Ndërkaq, 133 mijë e 314 pacientë kanë arritur ta mposhtin COVID-19.

Raste aktive në Kosovë janë 19 mijë e 923, një pjesë e tyre të hospitalizuar.

Në luftë kundër pandemisë, gjatë ditës së fundit u dhanë 20 mijë e 646 vaksina.

995 mijë e 930 është totali i vaksinimeve, në kohën kur Ministria e Shëndetësisë posedon sasi të bollshme dozash së vaksinave – për këtë vaksinimi do të vazhdojë edhe gjatë vikendeve dhe festave zyrtare.

Mbi 648 mijë qytetarë kanë marrë të paktën një dozë vaksine, ndërsa mbi 347 mijë përfunduan procesin me dy doza vaksinash. /Shqip.com