Lajme Botë

Rrëshqitjet e dheut në Malajzi, 21 të vdekur

Të paktën 21 persona, përfshirë fëmijë, kanë humbur jetën pasi një rrëshqitje dheu goditi një kamp pushimi në shtetin Selangor të Malajzisë. Familjet po flinin në çadrat e tyre kur rrëshqitja e dheut ndodhi rreth orës 03:00 të së premtes në një fermë në qytezën Batang Kali.

Qindra njerëz e kaluan të premten duke gërmuar nëpër baltë për të gjetur të mbijetuar. Menaxherët e fermës thanë se të paktën 30 fëmijë dhe 51 të rritur ishin regjistruar për një natë. Mediat lokale raportuan se autoritetet malajziane thanë se 14 persona ishin ende të zhdukur dhe se rreth 700 zyrtarë ishin të përfshirë në kërkim-shpëtim.

Departamenti i Zjarrfikësve të Malajzisë tha se të paktën katër fëmijë ishin në mesin e të vdekurve. Më shumë se 20 mësues të shkollave fillore dhe anëtarët e familjeve të tyre ishin në kamping.

/Shqip.com