Art Jetese

Rrathët e zinj nuk formohen vetëm nga pagjumësia, ja çfarë duhet të dini

Arsyeja e krijimit të rrathëve të zinj është e ndryshme në varësi të personit, por shkaktari kryesor është mungesa e oksigjenit në enët e gjakut.

Hiperpigmentimi prodhohet nga një aminoacid i quajtur melaninë. Megjithatë, rrathët e zinj gjithashtu mund të formohen nga probleme shëndetësore, të tilla si alergjia, eczema, dermatiti dhe anemia.

Çfarë mund të bëni?

Melanina është një pigment natyral në ngjyrë kafe ose në të zezë që gjendet në trupat tanë, dhe që është përgjegjëse për ngjyrën tonë të flokut, syve, lëkurës, apo pjesëve të tjera të trupit.

Ja disa këshilla se si mund t’i parandaloni rrathët e zinj poshtë syve:

Mundohuni të flini në një pozicion të rehatshëm gjatë natës.

Kur flini me fytyrë nga tavani, mund të parandaloni fryrjen tek zona e syve. Kur koka pozicionohet pak lart, lëngjet në sytë tuaj nuk do të grumbullohen, kështu fytyra juaj do të duket e freskët sapo të zgjoheni në mëngjes, shkruan Bright side.

Shmangni rrezet e diellit.

Jo vetëm që rrezet e diellit bëjnë që fytyra jonë të plaket më shpejt, por gjithashtu mund të ndikojë në shfaqjen e problemeve të ndryshme në lëkurë. Plakja e lëkurës shkakton ënjtjen dhe njolla të errëta në zonën poshtë syve.

Provoni përbërësit natyralë.

Produkte të tilla si kastraveci apo çaji që i gjeni në kuzhinën tuaj, mund të jenë shumë të dobishme për rrathët e zinj poshtë syve. Kastraveci ka veti anti-inflamatore dhe mund të shmangë ënjtjen e syve, ndërsa kafeina ose bustinat e çajit mund forcojnë lëkurën tuaj.