Lajme

Rrahman Jasharaj nuk shkon në përballjen e SBASHK-ut me ministra

Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jashraj, nuk ka marrë pjesë në raportimin e ministres Arbërie Nagavci dhe ministrit Hekuran Murati në Komisionin për Arsim.

Prezent në këtë mbledhje është sekretari, Ymer Ymeri, i cili ka thënë se kërkesat e tyre janë legjitime dhe do t’i fitojnë edhe me gjykatë.

“Kostoja për këtë vit është 4.5 milionë për këtë për mësimdhënësit, ndërsa në vitin tjetër nuk ju kushton asgjë ministër. Ne këtë do ta fitojmë për vitin tjetër edhe me gjykatë pasi e kemi në kontrata kolektive ti e din shumë mirë”, ka thënë ai.

Ndryshe, në mbledhjen e fundit të Komisionit për Arsim, Jasharaj ka pasur një përplasje me deputetin Dimal Basha, i cili kishte shkuar aty vetëm si deputet dhe nuk ishte pjesë e Komisionit.

Lexo edhe:
Jasharaj flet pas përplasjes verbale me Bashën: Debati dëshmon urrejtjen për mësimdhënësit

Përmes një prononcimi për media, Jasharaj tha se paraqitja e Bashës ishte fyese dhe e vrazhdë.

“Debati ishte i tillë e keni parë edhe vetë, falë zotit që janë mediat se debati nuk ishte i një pjesë për të bërë zgjedhje dhe ishte një debat këshillues së çfarë duhej të bëhej dhe çfarë nuk kemi bërë. Ne kemi pritur një emocion pozitiv dhe ju e patë se si ishte angazhimi im dhe ai nuk ishte anëtarë i atij komisioni ngase e kam përcjellë në paraqitjet e tij se janë të vrazhda, fyese, ofenduese”, tha Jasharaj.

Jasharaj tha se Basha është duke dhënë vlerësime se një përqindje e madhe e mësimdhënësve janë analfabet duke e cilësuar si urrejtje dhe vlerësim skandaloz ndaj mësimdhënësve.

“Është pikërisht ky që na jep vlerësime që a jemi 67 apo 68 për qind të njerëzve tanë analfabetë dhe e kam ditë se ai asnjë debat dhe asnjë fjalë të hajrit nuk ka folur sot dhe debatin e tij e patë ju edhe vetë që nxiti tensionime. Ne nuk jemi që të tensionohemi në situata. Nga ky debat shihet një urrejtje dhe një vlerësim tejet skandaloz ndaj mësimdhënësve”./SHQIP.com