Sport Ndërkombëtar

Rosonerët ende të pathyer në Serie A

Milani fiton ndaj Romës

Në “Stadio Olimpico”, udhëtuan për fitore dhe misionin e përfunduan me sukses.

Milani ka mposhtur në udhëtim Romën, me rezultat minimal 1-2, shkruan, Shqip.com.

Rosonerët ishin dominues në këtë takim, që nga fillimi dhe me meritë të plotë, arkëtuan tre pikë.

Golin e parë në këtë takim, e shënoi Zlatan Ibrahimovic.

https://twitter.com/nz_epl/status/1454916568094109700?s=20
Goli i shënuar nga Ibrahimovic

Sulmuesi suedez, e tundi rrjetën pas 40 minutave lojë. Ai realizoi një eurogol nga gjuajtja e lirë, duke e lënë të shtangur, Rui Patricicion.

Ky ishte goli i vetëm i shënuar në këtë pjesë, ndërsa në 45 minutëshin e dytë u shënuan edhe dy te tjerë.

Kur po zhvillohej minuta e 50-të, pas një fauli të shkatuar ndaj Ibrahimovic, referi akordoi penalti, të cilën në gol e konkretizoi, Franck Kessie.

Goli i shënuar nga Kessie

Ky takim e mori një rrjedhë tjetër, kur pas një ore lojë, Theo Hernandez u ndëshkua me karton të kuq.

Me epërsi numërike në fushë, romakët ishin shumë të rrezikshëm dhe arritën që në kohën shtesë të shënonin me anë të Stefan El Shaarawy, por kjo ishte e gjitha çka arritën të bëjnë në deri në fund.

Me këtë fitore, Milani është ne vendin e dytë në Serie A, me pikë të njëta me Napolin, ndërsa Roma mbetet në vendin e katërt./Shqip.com