Rozë

Ronela Hajati krahason puthjen e Luizit dhe Kiarës me “simpatinë” e saj

Puthja e parë e Luizit dhe Kiarës brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, ka ngjallur shumë reagime.

E tërë vëmendja e mediave rozë ndjekësve të tyre e më gjerë ishte në “dasmën” e tyre.

Ndërkaq, së fundmi në lidhje me këtë ka reaguar edhe këngëtarja e njohur Ronela Hajati.

Ajo, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, është shprehur e gëzuar për puthjen çiftit më të pëlqyer në BBVA.

“Edhe kur më ka puthur fiksimi i jetës, nuk jam gëzuar kaq shumë sa për Luizin dhe Kiarën”, ka shkruar ajo.

Luizi që në hyrje të BBVA ka shprehur pëlqimin për moderatoren, ndërkaq në dasmë ishte Kiara që mori hapin drejt puthjes.

/Shqip.com