Rozë

Ronela Hajati flet pas performancës në “Eurovision”: Kurrë në jetën time nuk kam pasur më shumë emocione

Ronela Hajati

Ka filluar nata e parë gjysmëfinale e Festivalit Evropian të Këngës “Eurovision 2022”, ku Ronela Hajati ka bërë hapjen.

Ajo ka përfaqësuar Shqipërinë me këngën “Sekret”.

Ronela ka postuar një video në profilin e saj të ‘Instagramit’, ku edhe ka folur për emocionet e saj.

“Jemi Live nga Torino. Kurrë në jetën time nuk kam patur kaq emocione sa sot. Mos harroni të votoni me numrin 1 kur të hapet linja. Shqipëri deri në vdekje. Na votoni!!! Po dola në finale nuk e di çfarë do bëj. Kanë qenë emocionet më të forta në jetën time. Ju dua shumë”, u shpreh ajo teksa u shfaq pranë delegacionit.

Ndryshe, sonte do të përformojnë 17 shtete./SHQIP.com