Sport Ndërkombëtar

Ronaldo poston mesazhin misterioz

Cristiano Ronaldo nuk po përjeton formë të mirë në fushën e blertë me Al-Nassr. Largimi mes polemikave nga Manchester United u duk se do të ishte momenti i reagimit nga portugezi pas tensioneve të vazhdueshme me teknikun Erik Ten Hag.

Për mos t’i mjaftuar tabloja e mësipërme, portugezi e ka trazuar me tepër rrjetin social me mesazhin e fundit. Konkretisht në “Instagram”, në historinë e tij, ka shkruar: “Mendimet e tua ndikojnë në humorin tënd”. Fraza në fjalë është interpretuar nga mediat botërore në lidhje me jetën private. Marrëdhënia e tensionuar më partneren Georgina Rodriguez ka shoqëruar njoftimet e javëve pararendëse rreth gjendjes së 38-vjeçarit.

Nga krahu tjetër, Georgina nuk ka reaguar pas këtij veprimi të ish-futbollisti të “djajve”, duke i shtuar më tepër aludimet se fraza e mësipërme përkon me përçarjen e çiftit. Mamaja e portugezit, jo para shumë ditësh në prononcim publik, u shpreh se djali i saj dhe partnerja spanjolle gëzojnë lidhje të shëndoshë dhe fjalët nëpër mediat janë thjesht thashetheme. Evoluimi i këtyre skenave të koduara do të japë panoramë më të qartë se për çfarë bëhet fjalë saktësisht.

/Shqip.com