Sport Ndërkombëtar

Ronaldo po stërvitet me të rinjtë e Manchester Unitedit

Cristiano Ronaldo është stërvitur sot në mëngjes në “Carrington” me ekipin e të rinjve të Manchester Unitedit, pasi u suspendua nga klubi për ndeshjen ndaj Chelseat

Ylli portugez që refuzoi të hynte si zëvendësues në fitoren 2-0 të së mërkurës ndaj Tottenhamit, mbërriti në orën 8:30 para se të merrte pjesë në seancën stërvitore të mëngjesit të ekipit të të rinjve.

Në ndeshjen ndaj Tottenhamit, Ronaldo u pa duke e lënë fushën ende pa përfunduar ndeshja, çka bëri që të dënohej nga klubi.

Ndërkohë dje, vet Ronaldo reagoi duke thënë se do të vazhdojë punën dhe se nuk do të bie në ndikimin e presioneve.

/Shqip.com