Sport Ndërkombëtar

Ronaldo mund të kthehet te Real Madrid

Një lajm i bujshëm ka ardhur nga Spanja dhe ka të bëjë me Cristiano Ronaldon. Kampioni portugez duket se nuk është i kënaqur tek Al Nassr, pavarësisht nënshkrimit faraonik me skuadrën saudite.

Për momentin, skuadra arabe është në vendin e dytë në renditje, me drejtuesit që ishin detyruar të shkarkonin trajnerin Rudi Garcia. Vetë Ronaldo është dukur mjaft nervoz gjatë disa ndeshjeve të fundit të sezonit, çka tregon se nuk ndihet aspak mirë në skuadrën e re, ku u transferua në janar.

“El Nacional” ka informuar se e ardhmja e Ronaldos mund të jetë rikthimi te Real Madridi, por jo si futbollist. Roli i ri i portugezit do të jetë ai i ambasadorit të klubit madrilen, me Florentino Perez që tashmë i ka dhënë dritën jeshile kësaj ideje. Vetë Georgina Rodriguez, partnerja e Ronaldos, thuhet se po kërkon rikthimin në Evropë.

/Shqip.com