Sport Ndërkombëtar

Ronaldo “mbret” i Ligës së Kampionëve, Fati e shpëton Barcelonën

Ronaldo

Liga e Kampionëve ka sjellur sonte, disa ndeshje të “zjarrta” me shumë emocione dhe gola.

Në Itali është zhvilluar një dramë e vërtetë, ndërmjet Atalantës dhe Manchester United, shkruan Shqip.com.

Pas 90 minutave lojë, ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 2-2.
Për skuadrën italiane, golin e vetëm në pjesën e parë e shënoi, Josip Ilicic, kurse, në rolin e asistuesit ishte, qendërsulmuesi, Duvan Zapata.

Goli i shënuar nga Ilicic

Për sulmuesin slloven, ky ishte goli i parë i shënuar këtë sezonë në Ligën e Kampionëve.

Kurse, për “Djajtë e Kuq”, ishte, Cristiano Ronaldo që e barazoi rezultatin, në fund të pjesës së parë. Kurse, asistues ishte, Bruno Fernandes.

Për pesë herë fituesin e Topit të Artë, ky ishte goli i katërt këtë sezonë në Ligën e Kampionëve.

https://twitter.com/UnitedZonePod/status/1455638287528378372?s=20
Goli i parë i shënuar nga Cristiano

Ndërsa, në pjesë e dytë, Ataltana shënuan përsëri, me anë të Zapatas, për të kaluar në epërsi 2-1.

Por, kur u mendua se gjithçka mbaroi, në “skenë” u shfaq, Cristiano Ronaldo që e barazoi rezultatin edhe njëherë.

Me këtë gol, ai tregoi që është një nga futbollistët më të mirë në botë, përkundër faktit që ëshë 36 vjeçar.

Goli i dytë i shënuar nga Cristiano

Me këtë barazim, Unitedi mbetet lider në Grupin F, kurse Atalanta bie në pozitën e tretë.

Ndërsa, ndeshje e fortë u zhvillua edhe në Ukrainë, ku Barcelona ka shënuar një fitore me rezultat minimal 0-1, për t’i arkëtuar pikët e plota.

Katalunasit e kishin posdimin e topit gjatë tërë ndeshjes, por në pjesën e parë vendasit ishin shumë të rrëzikshëm me kundërsulme.

Për të parë golin e vetëm në këtë ndeshje, u desht të pritej deri në minutën e 70-të.

Goli i shënuar nga Ansu Fati

Ishte, Ansu Fati që pas një tollovie të krijuar në zonnën e rreptësisë, e goditi topin me të djathtën dhe e kaloi Barcen në epërsi.

Për 19 vjeçarin ky ishin goli i parë në këtë sezonë në Ligën e Kampionëve, që mund të jetë edhe arsyeja që blaugranët të kualifikohen tutje.

Tashmë, me këtë fitore, spanjollët ngriten në vendin e dytë, me gjashtë pikë, kurse Dynamo mbetet në pozitën e fundit.

Në ndeshjet tjera u zhvilluan këto rezultate:

Byern Munchen 5-2 Benfica

Villareal 2-0 Young Boys

Sevilla 2-1 Llille

Juvetnus 4-2 Zenit /Shqip.com