Sport Ndërkombëtar

Ronaldo e kthen Unitedin në lojë, Barca po “vuan” në Ukrainë

Cristiano Ronaldo

Ka përfunduar pjesa e parë në të gjitha ndeshjet e Ligës së Kampionëve që kanë filluar në ora 21:00.

Në Itali, Atalnta po barazon me Manchester Unitedin, ndërsa në Ukrainë, Barcelona është duke “vuajtur” ndaj Dynamo Kyiv, shkruan Shqip.com.

Për skuadrën italiane, golin e vetëm, në këtë pjesë e shënoi, Josip Ilicic, kurse, në rolin e asistuesit ishte, qendërsulmuesi, Duvan Zapata.

Goli i shënuar nga Ilicic

Për sulmuesin slloven, ky ishte goli i parë i shënuar këtë sezonë në Ligën e Kampionëve.

Kurse, për “Djajtë e Kuq”, ishte, Cristiano Ronaldo që e barazoi rezultatin, në fund të pjesës së parë. Kurse, asistues ishte, Bruno Fernandes.

Për pesë herë fituesin e Topit të Artë, ky ishte goli i katërt këtë sezonë në Ligën e Kampionëve.

Me rezultatin momental, anglezët janë në vendin e parë në Grupin F, me shtatë pikë, kurse Atalanta mbetet në vendin e tretë, me dy pikë më pak.

https://twitter.com/ElBichu7/status/1455637722484334598?s=20
Goli i shënuar nga Ronaldo

Në ndeshjen tjetër, Barca po ka probleme kundër Kyiv-it. Ani pse katalunasit, e patën posedimin e topit, nuk arritën që të shënojnë gol.

Por, për fat të tyre, Benfica është duke u mposhtur 2-1, në Gjermani kundër Bayern Munchen.

Aktualisht, blaugranët janë në pozitën e tretë në Grupin E, me katër pikë, njëtë sa ka edhe Benfica, por me golaverazh më të mirë.

Në ndeshjet tjera janë duke u shënuar këto rezultate:

Villarreal 1-0 Young Boys

Sevilla 1-1 Lllille

Juvetus 1-1 Zenit St. Petersburg /Shqip.com