Sport Ndërkombëtar

Ronaldo akuzohet nga Federata angleze, pas incidentit me tifoz sezonin e kaluar

Cristiano Ronaldo

Ylli I Manchetser United, Cristiano Ronaldo është akuzuar për sjellje të pahijshme dhe dhunshme, pas një incidenti me një tifozë.

Akuza është në lidhje me pamjet që duket se tregojnë sulmuesin e Manchester United duke i thyer një telefon nga dora një tifozi të Evertonit pas një ndeshjeje në Goodison Park.

United u mposht nga Evertoni me rezultat minimal 1:0 në prill.

Ronaldo kërkoi falje pas incidentit të 9 prillit, duke thënë se i vinte keq pi vinte keq për sjelljen.

“Do të doja të kërkoja falje për shpërthimin tim. Ne gjithmonë duhet të jemi të respektueshëm, të durueshëm dhe të japim shembullin për të gjithë të rinjtë që e duan lojën e bukur”.

Ronaldo u paralajmërua nga policia muajin e kaluar për incidentin.

Nëse shpallet fajtor, Ronaldo ka të ngjarë të përballet me një gjobë dhe ndoshta një pezullim./Shqip.com