Sport Ndërkombëtar

Ronaldinho: Më pëlqen t’i shikoj sulmuesit e Liverpool-it

Braziliani ishte ikona e driblimeve dhe spektaklit në fushë, prandaj dhe jo më kot emri i tij është një lloj ‘matësi’ për të gjithë ata që kanë talent.

Ronaldinho Gaucho zgjodhi së cilin ekip e preferon më së shumti në Premierligë.

Në intervistë për JOE, ish-anëtari i Barcelonës, PSG-së dhe Milanit tha se i pëlqen të shikojë sulmuesit e Liverpool.

@footballjoe

Brazil legend Ronaldinho spoke to JOE about which Premier League team is his favourite to watch 👀 #ronaldinho #ronaldinhogaucho #ronaldinho10 #premierleague #football #footballvideo #footballskills #footballedit #footballer #footballchallenge #footballplayer #footballfunny #soccer #soccerboy #soccerskills #soccerplayer #soccertraining #futbol #futebol #fy #fyp #fypage #foryou #foryoupage #foryoupag #foryour #JDSummerDrip

♬ original sound – FootballJOE

“Është e vështirë, ka shumë. Më pëlqejnë shumë lojtarë nga shumë klube.

“Është e vështirë të zgjedhësh vetëm një. Mendoj se çdo klub ka një lojtar të mrekullueshëm që më pëlqen ta shikoj, por mendoj se lojtarët sulmues të Liverpool-it janë lojtarët që aktualisht më pëlqejnë shumë t’i shikoj”.

Reds shënuan 147 herë gjatë 63 ndeshjeve të tyre në sezonin 2021-22, me sulmuesit Mohamed Salah, Sadio Mane dhe Diogo Jota secili që kaluan shifrën e 20 golave.

Roberto Firmino dhe Takumi Minamino dolën me 11 dhe 10 respektivisht, ndërsa opsionet e Jürgen Klopp u rritën me ardhjen e Luis Diaz në janar.

Po ashtu, nënkampioni i Premierligës dhe Ligës së Kampionëve në sezonin paraprak, pritet të zyrtarizojë edhe qendërsulmuesin e Benfikës, Darwin Nunez.

Lexo edhe:
Nunez te Liverpool është punë e kryer

Shuma që klubi anglez do të shpenzojë për shërbimet e tij ëshë plot 100 milionë euro. /Shqip.com